Politike
Rama zbulon pjesë nga programi i PS: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro

Nga 1 janari 2026, kryeministri Edi Rama njoftoi se paga minimale në vend do të bëhet nga 400 euro në 500 euro.
Rama-komentuesit: “Ca të të them ty, të them që kur ne morëm detyrën pagën mesatare në sektorin publik e kishim 372 euro, sot në 2024 e mbyllëm me 1 mijë euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë, po të them që pagën mesatare të përgjithshme e kishim 322 euro dhe sot e kemi 830 euro e përgjithshmja. Po pagën minimale. E kishim 157 euro, e kemi 400 euro. Dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do futet në efekt nga janari 2026. Shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale sot”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka nisur rubrikën ‘Sy m’sy’, ku bashkëbisedon live me ndjekësit në rrjete sociale. Rama tha se procedura për mbylljen e tikok ka përfunduar dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN, pasi u rrezikohen të dhënat.
“Procedura për mbylljen e Tik Tok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, tha Rama.
Qeveria ka bërë të qartë se TikTok do të hapet menjëherë sapo kompania kineze të vendosë filter për mbrojtjen e të rinjve.
Foto me Lulin? Rama-komentuesit: Fizikisht nuk puqemi, por jemi të lidhur me zemër
Qytetari: Me Lulin kur e keni lënë për foto se pyet një shok në diasporë?Rama: Për foto nuk e di se fizikisht nuk puqemi por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër, por vetëm se nuk jemi larg syve dhe larg zemrës. Jemi larg syve dhe sytë në zemër.

