Politike
Raporti i PE/ Berisha nga Brukseli: U denoncua farsa elektorale e 11 Majit

Nga Brukseli, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar raportin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian për Shqipërinë.
Berisha tha se raporti qe sapo u miratua në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, damkosi në mënyrë të qartë regjimin e Edi Ramës si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor, që shkelmon të drejtën e informimet, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e pronës.
Sipas Berishës ky raport denoncoi farsën elektorale të 11 majit 2025.
Berisha tha se në raport thuhet se qeveria përdori burime të gjëra për të dominuar në zgjedhje që do të thotë se shteti i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale.
“Mendoj se raporti që sapo u miratua në Komisionin e Jashtëm të PPE damkosi në mënyrë të qartë si kristali regjimin e Edi Ramës si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor.
Si një regjim që shkelmon të drejtat themelore, ndërhyri në sistemin e drejtësisë.
U shpreh shqetësim i madh për stokun e madh të dosjeve, çka nënkupton mungesë procesi të drejtë për qytetarët.
Raporti denoncoi farsën elektorale të 11 majit, pasi citon hyrjet e raportit të përbashkët të OSBEM, PE, KiE dhe asamblesë të OSBE”, tha ai.

