Connect with us

Bota

Raporti: Mbi 2,000 fëmijë në Francë flenë në rrugë!

 Më shumë se 2,000 fëmijë flenë jashtë në Francë për shkak të mungesës së akomodimit emergjent, një numër që është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Organizatat kanw bërë thirrje për ndërhyrjen e shtetit.

Numri i fëmijëve të pastrehë në vend është rritur me 6% krahasuar me vitin 2024 dhe me 30% krahasuar me vitin 2022, sipas një raporti të publikuar të enjten nga UNICEF ​​France dhe Fédération des acteurs de la solidarité (FAS).

Rritja e numrit të fëmijëve të pastrehë shpjegohet nga shumë faktorë, sipas organizatave, duke filluar me mbimbushjen e vendeve të strehimit të përkohshëm. Të paktën 400,000 të mitur nuk kanë një shtëpi të përhershme në Bashkimin Evropian dhe Britani dhe miliona të tjerë jetojnë në strehim të papërshtatshëm.

Sipas UNICEF-it, situata është veçanërisht shqetësuese në Britani, Gjermani dhe Francë. Raportet zyrtare kanë treguar së fundmi se shteti francez nuk po e përmbush misionin e tij në lidhje me politikën e strehimit për të pastrehët dhe azilkërkuesit.

Advertisement