Connect with us

Bota

Raportimi i Bloomberg: Erdogan nis dronë, raketa dhe sisteme mbrojtjeje ajrore në Siri

Sipas një raportimi të Bloomberg, Turqia po përgatitet të dërgojë pajisje ushtarake, përfshirë dronë, raketa dhe sisteme mbrojtjeje ajrore, në Siri, me qëllim mbështetjen e udhëheqësit të ri Ahmed al-Sharaa.

Sipas burimeve, Ankaraja synon të zgjerojë zonën e saj të goditjeve ndërkufitare nga 5 kilometra në 30 kilometra, duke u përqendruar kryesisht në territoret e kontrolluara nga forcat YPG/SDF, të cilat Turqia i lidh me organizatën terroriste PKK.

Pajisjet do të vendosen kryesisht në veriun e Sirisë, duke shmangur çdo përshkallëzim të mundshëm në jugperëndim, në kufi me Izraelin.

Ky zhvillim mund të përbëjë një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë rajonale të Ankarasë, duke rritur praninë e saj ushtarake në Siri dhe ndikimin mbi dinamikat e reja politike që ndjekin emërimin e al-Sharaa-së.

Advertisement