Connect with us

Aktualitet

“Raportimi i Dumanit zhgënjyes”/ Gazetari i ashpër: E turpshme që SPAK të…

Gazetari Elkier Bushkolaj ka folur për raportimin e djeshëm të kreut të SPAK, z.Dumani duke e cilësuar si një zhgenjim.

Sipas gazetarit, duartrokitjet e PS ishin më shumë si nje homazh për reformen ne drejtësi dhe ai u shpreh gjithashtu se , se reforma në drejtësi defakto është bërë kurban i dosjes së inceneratorëve dhe ashtu sikurse më heret ka qënë bër kurban i dosjes 184 dhe i atyre krimeve elektorale.

Ai shprehet se është e turpshme që institucioni që mer kaq shume nga taksat e shqiptarëve të katandiset në këtë derexhe.

Duhet ta pranoj, Dumani dje ishte një zhgënjim në raportimin e tij në parlament, shumica prej deputetëve të mazhorancës duhej të ishin, dhe janë një pjësë e tyre subjekt i hetimeve te SPAK, por nëse do të shohim në parlament sukseset e vetme që konsideron Dumani janë vetëm ato në kampin opozitar pra, është në burg në një dosje pa prova lideri i opozitës, vijon një proces gjyqësor i zvarritur për zotin Mediu, kemi kreun e partisë tjetër më të madhe opozitare z.Meta i cili bashke me bashkëshorten dhe  familjen e tij, po paraqiten përpara dyerve të SPAK, ndërkohë që, personazhe të cilët janë nën hetim siç është investimi strategjik në himarë ose dosje të tjera janë të gjithë në zyrat e tyre.

Ështe e turpshme që dhe SPAK nuk i ka kapacitetet për të hetuar sikurse ka hetuar një parti politike, ose nje grupim sikurse është grupimi i PD, pjesë e ekipit që kanë bërë denoncimin.

Është e turpshme që institucioni që mer kaq shume nga taksat e shqiptarëve, mer kaq shumë nga besimi i shqiptarëve nga besimi i ndërkombëtar dhe taksat nderkombëtare të katandiset në këtë derexhe,për mua është mjerimi i reformës ne drejtësi.’- u shpreh më tej Bushkolaj.

Advertisement