Kosova
Rashiç beson se Asociacioni formohet gjatë vitit 2024
Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, është shprehur optimist se gjatë vitit 2024 do të fillojë zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Implementimi i një mekanizmi të tillë në terren, sipas tij, do të jetë në përputhje me Ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ai ka potencuar se është i gatshëm të marrë pjesë edhe në shkrimin e draft-statutit të Asociacionit sipas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti, i cili javë më parë propozoi hartimin e një dokumenti për këtë mekanizëm në bashkëpunim me Rashiç dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Kurtit në dhjetor të vitit të kaluar tha se është i gatshëm te shkruaj një draft modern evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe gjatë vitit 2024.
Duke iu përgjigjur të deleguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili së fundi ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit është çështje e brendshme e Kosovës, Kurti shprehu interesimin e hartimit të një draft-statuti të ri.