Rajon
Rashiç thirrje Vuçiçit: Nënshkruaje – Propozimi europian është i mirë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç ka thënë se marrëveshja e dakorduar në parim mes Kosovës dhe Serbisë, më 27 shkurt në Bruksel është e mirë, duhet të nënshkruhet, dhe në bazë të këtyre rrethanave mund të përcaktohet edhe pjesëmarrja apo jo e Listës Serbe në zgjedhjet në veri në muajin prill.
Në konferencë për media, Rashiç foli edhe për nenin shtatë të ujdisë së propozuar nga Bashkimi Evropian, por tha se deri tani nuk e di se si do të determinohet termi ‘vetëqeverisje’, i komunitetit serb në Kosovë.
I pyetur për pjesëmarrjen ose jo të Listës Serbe në zgjedhjet në veri, Rashiç tha se nëse nuk nënshkruhet marrëveshja, nuk beson se Lista Serbe do të jetë pjesë e zgjedhjeve në prill.
Mirëpo, ai tha se kjo teorikisht nuk e pengon legalitetin e zgjedhjeve në veri, pasi çdo kandidat edhe me një votë e fiton të drejtën të jetë në krye të institucioneve.
Ai bëri thirrje komunitetit serb që dal masivisht në zgjedhje dhe nënvizoi se gabimi më i madh i BE-së, ka qenë që nuk e ka fuqizuar pluralizmin politik në komunitetin serb në Kosovë.