Kosova
Rashiç: Vendimi për organizatat terroriste, i kontribuon panikut
Nenad Rashiç, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Albin Kurtit, ka frikë se si do të përcaktohet se kush është dhe kush nuk është anëtar i Mbrojtjes Civile apo Brigadës së Veriut – dy organizata këto që Qeveria i shpalli terroriste më 29 qershor. Ai thotë se vendimi është votuar nën pikën “Të ndryshme”, pra nuk kishte asnjë dokumentacion shoqërues për të ditur më shumë për të. Ai beson se ky vendim ka qenë i nxituar dhe shpreson se nuk do të ketë pasoja për mbijetesën e serbëve në veri të Kosovës, të cilët, siç shprehet ai, largohen çdo ditë “për shkak të pasigurisë”.
Rashië u deklarua se kohët e fundit ka pasur shumë turbulenca në Veri dhe e gjithë kjo kontribuon në panikun e serbëve që banojnë atje
“Mendoj se në përgjithësi ishte një vendim i gabuar që në asnjë mënyrë nuk do të kontribuojë në atë që ne duam, paqtimin dhe për një marrëveshje që mund të jetë gjithëpërfshirëse. Efekti eshte i kundert…vetem sa i veshtireson qellimet.