Rajon
Re të zeza mbi të ardhmen e Serbisë…“s’ka perspektivë”
Senatori amerikan, Chris Murphy, ka thënë se shpreson që Serbia të miratojë sanksionet perëndimore kundër Rusisë për shka të pushtimit të Ukrainës, pasi në të kundërt “nuk ka të ardhme” në një aleancë me Moskën.
“Agresioni ndaj Ukrainës ka qenë një fatkeqësi absolute dhe besimi im është se Rusia përfundimisht do ta humbasë këtë konflikt” – tha senatori Murphy duke shtuar se “ e ardhmja e Serbisë është me Bashkimin Europian dhe me Shtetet e Bashkuara, dhe jo me Rusinë. Nuk ka të ardhme me Rusinë.”
Megjithëse Serbia po kërkon zyrtarisht anëtarësimin në BE dhe e ka dënuar në OKB pushtimin e Ukrainës, Beogradi ka ruajtur marrëdhëniet e tij historikisht miqësore me Moskën. Serbia është gjithashtu një nga vendet e pakta me lidhje direkte ajrore me qytetet ruse dhe është pothuajse plotësisht e varur nga Rusia për furnizimet me energji.