Connect with us

Sport

Real Madrid, Ancelotti: E ardhmja ime? Mendoj se do të merret vesh së shpejti

Në prag të ndeshjes në La Liga kundër Sevilla, Ancelotti ka folur në lidhje me situatat e ndryshme në klub, por edhe për të ardhmen e tij e cila po përflitet shumë kohët e fundit.“Skuadra është mirë, janë kthyer në gjendje të mirë nga ndeshjet me kombëtaret. Ata nga Amerika e Jugut janë rikuperuar mirë. Të gjithë janë në dispozicion, përfshirë Alaba. Ceballos pati një problem të enjten dhe nuk do të jetë në dispozicion.Arda Guler? Ai është mjaft i mirë, por i mungon pak gjendja fizike. Ne kemi qenë të kujdesshëm për situatën e tij pas dëmtimit. Ai është një lojtar sulmues, jo qendërsulmues, është më shumë një playmaker si Bellingham, apo si një anësor.E ardhmja? Unë mendoj se gjithmonë është e nevojshme të bëni punën tuaj mirë. Nuk po flas për të ardhmen time, e ardhmja ime është nesër. E di që ka shumë thashetheme, por mendoj se gjithçka do të sqarohet së shpejti.

Advertisement