Connect with us

Sport

Real Madrid futet në garë për Lukaku

Një emër i ri shfaqet për repartin e avancuar të Real Madrid.’Los Blancos’ është futur në garë për Romelu Lukaku dhe e sheh si një alternativë të Mbappe, në rast se transferimi i këtij të fundit dështon deri në përfundim të kësaj merkatoje.Chelsea ka javë që kërkon një zgjidhje për të ardhmen e sulmuesit belg, me këtë të fundit që kërkohet nga Juventus dhe nga Tottenham gjithashtu.

Lukaku e kishte të ardhmen e tij të sigurt tek Interit, pasi klubi zikaltër arriti të bindë Chelsea për shifrat e transferimit përfundimtar, por në fund, Lukaku luajti një lojë të pisët në dëm të Interit. Real Madrid është i gatshëm vetëm ta huazojë Lukakun, pasi spanjollët duan të lënë të lirë ende vendin e Mbappe.

Advertisement