Connect with us

Sport

Real Madrid shumë i fortë në Londër, shkërmoqet Chelsea

Në “Stamford Bridge”, Chelsea humbi 0-2 me Real Madridin në ndeshjen e kthimit në fazën çerekfinale në Champions League. “Galaktikët” marrin fitoren e dytë kundër Bluve, duke marrë biletën për në gjysmëfinale. Dopieta e Rodrygo në minutat 58 dhe 80 vendosi ndeshjen, teksa pas dy dueleve rezultati i përgjithshëm mes dy skuadrave shënoi 4-0. Tanimë Real Madrid pret fituesin e çiftit Bayern Munich – Manchester City për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinale.

Advertisement