Sport
Real Madrid ”troket” te Interi, spanjollët kërkojnë Lautaron
Real Madrid nuk ka blerë ende një lojtar të madh në sulm pas largimit të Karim Benzema dhe tani ata mund të kthehen të mendojnë për Lautaro Martinez.Siç raporton “Sport”, spanjollët i kanë kërkuar Interit një çmim për sulmuesin argjentinas, i cili sipas asaj që mësohet mund të vlerësohet në rreth 80 milionë euro.
Megjithatë, Inter nuk ka ndërmend të largojë një nga themelet e klubit dhe një nga lojtarët më kryesorë të skuadrës, pasi Lautaro Martinez është një lider i vërtetë dhe këtë sezon që lam pas e tregoi më së miri me performancën e tij të jashtëzakonshme, gjë e cila bëri që shumë klube të fiksohen pas tij.