Connect with us

Sport

Real Madridi triumfon ndaj Valladolidit, Mbappe nuk bëhet i gjallë përsëri

Real Madridi e ka shënuar fitoren e parë sezonale në LaLiga, pasi triumfoi 3:0 ndaj Real Valladolid në Santiago Bernabeu.

Mbretërit nuk e filluan në mënyrën më të mirë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit kampion, pasi barazuan në xhiron e parë ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit, por tani janë kthyer te fitoret.

Ylli i ri i skuadrës nga Madridi, Kylian Mbappe, nuk u bë i ‘gjallë’ as në këtë përballje, pasi nuk kontribuoi në asnjërën prej golave të shënuar.

Skuadra e Carlo Ancelottit ishte më e mirë gjatë krejt takimit, ani pse vuajti për të marrë fitore, me dy gola që u shënuan krejtësisht në fund.

Goli i parë erdhi në minutën e 50-të kur Federico Valverde shënoi gol të bukur nga distanca, i ndihmuar edhe nga një devijim, për rezultatin 1:0.

Për rezultatin përfundimtar 3:0 shënoi ylli i ri brazilian, Endrick, që realizoi gol të bukur në minutat shtesë.

Real Madridi kështu shijon fitoren e parë të sezonit në LaLiga pas dy xhirove të zhvilluara.

Advertisement