Connect with us

Sport

Reali i Mbappes nuk ndez, fiton dëshpërimi kundër Las Palmasit! Girona merr 3 pikët e para të sezonit

Real Madridi i këtij sezoni është larg asaj skuadre që pak muaj më parë pushtoi Evropën. Kjo pasi ‘galaktikët’ nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e tretë të La Ligas për këtë sezon kundër Las Palmasit. Madje në Gran Canaria ishin vendasit ata të cilët realizuan të parët me Moleiron në minutën e 5.

Në pjesën e parë në fushë u pa një Real Madrid shumë apatik, ndërsa në të dytën disa zëvendësime sollën ndryshime në lojë. Megjithatë ‘galaktikët’ e patën shumë të vështirë të realizonin, edhe pse në përbërje kanë lojtarë si Vinicius Junior dhe Mbappe. Për të barazuar u desh një penallti e kontestuar e fituar nga Vinicius, I cili po vetë e ktheu në gol. Në fund skuadrat ndanë pikët me Realin që mbeti shumë i zhgënjyer, pasi në 3 ndeshjet e para në kampionat e ka provuar dy herë barazimin dhe aktualisht është 4 pikë më pak se Barcelona e vendit të parë.

Sakaq surpriza e sezonit të kaluar në La Liga, Girona, mori tre pikët e para për këtë sezon, duke fituar thellë 4-0 kundër Osassunas. Golat nisën në minutën e 34 nga Brayan Gil dhe vijuan me Tsygankov, Ruiz dhe në fund Stuani.

 

 

Advertisement