Connect with us

Aktualitet

Realiteti i hidhur/ Sytë e trishtuar që fshihen pas maskës që gëzon fëmijët e Tiranës

Realiteti i trishtuar në të cilën jetojmë shprehet më së miri përmes kësaj fotoje.

Pas maskës së një personazhi shumë të dashur për fëmijë, fshihen gjate gjithë ditës sytë e trishtuara të një zotërie në moshë.

Ka qenë postimi i Markel Capos i cili i ka prekur të gjithë.

“Qeshu pas maskës, o burrë i mirë që buzëqeshje u dhuron fëmijëve, ndërsa zemra po të plas dhe trishtimi po të mplak.

Zotëria fisnik ndodhet te hyrja e liqenit të Tiranës. Ju lutem që sa herë të kaloni, t’i kushtoni pak më shumë vëmendje. Një kafe më pak për ju, ndihmon një gjysh që pavarësisht moshës dhe të ftohtit, i bën fëmijët më të lumtur”, shkruan ai.

Advertisement