Connect with us

Kosova

Rebelimi i studentëve në Serbi/ Ky është fillimi i fundit të sundimit të Vuçiçit

Deputeti i Partisë Progresive Serbe,  Dragan Shormaz ka deklaruar se presidenti Aleksander Vuçiq po lëshon një mori gënjeshtrash dhe mashtrimesh, duke rritur fushatën e tij mediatike kundër protestave te studenteve, të gjitha me shpresën se ato do te zbehen

Protestat po shpërthejnë në të gjithë Serbinë. Studentët vazhdojne me marshimet e tyre dhe njerëzit i mirëpresin si çlirimtarë nga ndonjë luftë e madhe, duke u sjellë shpesh edhe copën e fundit të bukës që kanë në shtëpi! Qeveria bie, por Vuçiq vazhdon me baticat e tij, duke u përpjekur të thithë administratën e re amerikane teksa BE-ja më në fund po i kthen shpinën Serbisë. Ekonomia është në gjunjë, grevat po shtohen dhe studentët po ecin përpara! I vetmi që e mbështet Vuçiqin është sundimtari i tij personal Putin! Por as Putini, as Trumpi, as BE-ja, as lufta në Ukrainë, as ngjarjet në Kosovë dhe në Serbi nuk janë më me interes për askënd.” – ka deklaruar Shormaz duke theksuar se “protesta e re e planifikuar për 15 mars, do të jetë edhe më masive se cafre do lloj proteste e zhvilluar deri tani, dhe kso sipas tij per disa arsye

“e para është se institucionet që duhet t’i plotësojnë nuk ekzistojnë, dhe e dyta është se Vuçiq do ta prangos veten! Skenari më i keq i mundshëm për përfundimin e kësaj situate është një fund revolucionar ose një fund i dhunshëm i kësaj qeverie të ligë! Ne duhet ta shmangim këtë sepse Serbia vrau një nga mbretërit e saj, pastaj kryeministrin e saj… diçka e tillë do të ishte katastrofike për Serbinë dhe nuk e di se si do të kishim guximin të kërkojmë të jemi pjesë e botës së qytetëruar euroatlantike!Zgjidhja më e mirë e kësaj situate do të ishte që opozita, sektori i OJQ-ve, shoqatat, sindikatat… t’i kërkonin BE-së të ndërmjetësojë dhe të ndihmojë në formimin e një qeverie pro-evropiane tranzitore që do të plotësonte kërkesat e studentëve, do të zbatonte rekomandimet e ODHIR-it të vitit të kaluar dhe do të çlironte gjyqësorin nga liderët e korruptuar! Atëherë do të kishte zgjedhje të lira” – ka theksuar deputeti opozitar serb.

Advertisement