Connect with us

Kosova

RECETA E AMERIKANIT HILL/ Ndryshimi i madh për Kosovën po vjen nga Trump

Ambasadori amerikan në largim në Beograd, Christopher Hill, tha se nuk e përjashton mundesine e ndryshimitte politikës së SHBA-së ndaj Serbisë pas rikthimit të Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Hill tha gjithashtu se ishte “optimist për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Serbe”.

Ambasadori amerikan shprehu besimin se dy vendet do të vazhdojnë t’i përmirësojnë marrëdhëniet dhe theksoi se sot Serbia është në gjendje të pajtohet me SHBA-në për shumë më tepër gjëra se më parë.

Diplomati amerikantha se është shumë i zhgënjyer me situatën në Kosovë dhe se Prishtina është kryesisht përgjegjëse për mungesën e progresit në dialogun e Brukselit.

“Kosova duhej të bënte disa gjëra.  Më duhet të them se më duket shumë zhgënjyese sa larg jemi nga marrëveshja dhe obligimet e Kosovës. Është shumë e qartë se kjo është një situatë e pakënaqshme” – deklaroi Hill.

Ai shprehu shpresën se do të ketë “përpjekje më të madhe” në dialogun mes dy vendeve, duke thënë se Bashkimi Evropian “po përpiqet shumë” dhe se ka “një sfidë të konsiderueshme” përpara.

Hill shtoi se është optimist se Bashkimi i Komunave Serbe, për të cilin është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit në prill të vitit 2013, “do të krijohet”.

Advertisement