Connect with us

Lifestyle

Receta kundër gërhitjes

Nëse keni një partner që gërhet, atëherë e dini mirë se çfarë sikleti që është.
Një ndër shkaqet e saj janë sekrecionet e tepërta në hundë ose fyt.

Ka një lëng të cilin mund ta përgatisni vetë dhe që është ilaçi, i cili e zgjidh më së miri këtë problem, bën të ditur studimi, që e transmeton Koha Jonë.

E vetmja gjë që duhet bërë është: Ta pini atë rregullisht!

Çfarë ju nevojitet:

2 mollë

2 karota

1/4 limon

1 rrënjë të freskët

xhenxhefil

Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C që ndihmon për të shpërndarë lëngjet në hundë dhe për të mbajtur hundën të pastër.

Xhenxhefili ndihmon për të lehtësuar vrimat e hundës. Molla dhe karrota jo vetëm që janë shumë të dobishme për të mbajtur hundën të pastër, por edhe për të kontribuar në cilësinë e mirë të gjumit

.Ja çfarë të bëni:

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku, duke përdorur një blender dhe pini lëngun disa orë para se të shkoni në shtrat.

Natyrisht nëse vazhdoni të keni vështirësi në frymëmarrje ose në gjumë, duhet të konsultoheni me mjekun. Edhe pse gërhitja duket e padëmshme, ndonjëherë nevojitet ndërhyrja mjekësore.

Advertisement