Connect with us

Kosova

Reciprociteti i targave, Kusari-Lila optimiste

KOSOVË- Shefja e Grupit Parlametar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar ditën e sotme se është çështje orësh që të gjendet një zgjidhje për riregjistrimin e targave.

Ditën e sotme ajo u shpreh se ka të dhëna që çështja është duke u trajtuar tepër seriozisht dhe se ka komunikim intensiv mes të Brukselit dhe kryenegocaitorit Besnik Bislimi.

Ajo ka thënë se ka pritje që të gjendet një zgjidhje brenda orëve, meqë tashmë s’ka mbetur edhe shumë kohë deri tek 21 nëntori.

“Sa i përket marrëveshjes për targa, unë jam e informuar se janë duke e marrë shumë seriozisht dhe ka pasur shkëmbime të vazhdueshme nga zëvendëskryeministrin Bislimi në raport me Bashkimin Evropian me hapat e radhës. Po besoj që është çështje e orëve, mos të them çështje ditësh, se shumë pak ditë kanë mbetur që të dilet me një zgjidhje”, tha Kusari-Lila.

Ndërkohë zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ditën e sotme ka dërguar një ftesë publike për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç për një takim sa më të afërt në Bruksel në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje për targat.

Advertisement