Politike
Reduktimi i transportit publik/ Vasili: Kryeqyteti më primitiv në Evropë
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit për reduktimin e transportit publik nga Bashkia e Tiranës.
Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se Tirana është kthyer në kryeqytetin më primitiv në Evropë dhe se standardet janë mizerabël, ndërkohë fondet janë duke u shpërdoruar në mënyrë korruptove.
Postimi i plotë:
Bashkia e Tiranes aheng ne vend te trasportit publik!
Nga e hena do te kete reduktim te mjeteve te trasportit publik njofton Shoqata e Transportit Publik sepse Bashkia e Tiranes nuk i ndihmon financiarisht!!
Tirana eshte absolutisht kryeqyteti me primitiv ne Europe persa i takon transportit publik.
Standarte mizerabel, aksidente groteske, frekuence e çrregullt mbulim i fragmentuar dhe pa sens, informacion mizerabel per funksionimin, stacionet dhe menyres se kombinimit te linjave urbane,
Kjo eshte pamja reale e trasprtit publik ne Tirane.
Mjerisht Tirana eshte me keq e mbuluar me transport publik edhe se sa koha e para viteve 90′ te periudhes se monizmit komunist.
Sa here qe ngrihet ky shqetesim jetik i perditshem i qyetareve Bashkia dhe Veliaj me paturpesine idiote, qe i karakterizon pergjigjen se jane te zene me Erike Iglezian apo Ricky Martin.
Ahengu provincial eshte prioritet dhe jo funksionimi i perditshem i qytetit dhe i qindra mijra qytetareve, qe e kane nevoje jetike transportin urban.
Ahengu përballë hallit është vertet nje pacipesi e madhe.
Bashkia dhe Veliaj kane leke per ahengje, per inceneratorin, qe nuk ekziston per plerat, qe groposen si ne mesjete dhe paguhen si sherbim modern, per propagande e mijra parazite te punesuar, qe vegjetojne, por nuk ka fonde per nje trasport publik minimalisht normal.
BASHKIA DHE VELIAJ JO OFROJNE QYTETAREVE NJE TRANSPORT PRIMITIV NDERKOHE FONDET SHPERDOROHEN NE MENYRE KORRUPTIVE.