Connect with us

Politike

Reforma në Kadastër/ Berisha: Rama po rivendos pushtetin e tij mbi tokën

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur në lidhje me lëvizjen e re të qeverisë për Kadastrën, ku tha se kryeministri Rama po vendos pushtetin e tij mbi tokat dhe po lëkund themelet e pronësisë.

Sali Berisha e sheh reformën në Kadastër si një hap tjetër ‘de facto’ sipas tij, ‘të shtetërimit të tokave’.

“Është hap tjetër drejt ‘de facto’ shtetërimit të tokave. Hap tjetër. Pasi ka vendosur në një regjim pothuajse shtetërimi, me koorporatën e investimeve strategjike që është yndyra e tokës shqiptare, pjesa nga Velipoja në Kepin e Stillës, të cilat shteti sipas ligjit që ka bërë mund t’i marrë kur të dojë, si të dojë dhe t’ia japë ku të dojë. 

Ky po bën hapin tjetër dhe po ecën në këtë mënyrë. Ky po rivendos pushtetin e vetë mbi tokën. Po lëkund themelet e pronësisë”, u shpreh Berisha.

Sot u prezantua reforma në Kadastër. Sipas asaj që deklaroi kryeministri Edi Rama nga dita e hënë, 3 Korrik, sportelet e Kadastrës do të mbyllen dhe shërbimet do të merren të gjitha përmes e-Albania.

Advertisement