Connect with us

Kosova

Refuzohet ankesa e Thaçit, mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërjesën e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për lirimin nga paraburgimi.

Dhoma, në vendimin e saj shprehet se arsyet e paraburgimit të tij ende qëndrojnë, pasi ekziston rreziku i arratisjes, dyshimi se ai mund të ndërhyjë në procedurat e drejtësisë dhe rreziku i kryerjes së krimeve të tjera.

Prokuroria e Specializuar më 29 prill ka paraqitur një aktakuzë të ndryshuar kundër Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në të cilën pretendohet se kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë dhe Semetish. Ata ndodhen në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 dhe akuzohen për arrestime të paligjshme, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte.

Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi kanë dalë në senacën e parë të gjykimit dy ditë më parë dhe janë deklaruar të pafajshëm

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *