Aktualitet
Rei Meta vrau 55-vjeçarin, detajet: I ati në Kadastër, e ëma në KLP
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me familjen e autorit Rei Meta, ku pas një konflikti la të vdekur ndërtuesin 55-vjeçar, Armando Meshau.
Meta përveçse djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Meta, mëseohet se edhe pjesëtarët e tjerë të familjes së saj kanë poste të rëndësishme në administratë, njofton Ballkanweb. Bashkëshorti i anëtares së KLP-së,Hazis Meta, me profesion oficer kufiri është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Vajza e tyre, motra e Rei Metës, Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme bashkë me xhaxhanë P. Meta, ndërsa nga 1 janari 2020 e në vazhdim është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.
Ndërsa vetë autori i ngjarjes Rei Meta përveç sekserit, zyrtarisht punonte edhe si Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.