Connect with us

Bota

Rëndohet bilanci në SHBA, të paktën 55 viktima

Numri i të vdekurve nga moti i keq që ka goditur SHBA-në që prej javës së kaluar është rritur në 55. Mediat e huaja shkruajnë se të paktën 25 persona kanë vdekur në Erie County, në perëndim të Nju Jorkut, i cili është paralizuar nga bora.

Disa prej tyre vdiqën të bllokuar në makinat e tyre, të tjerët u gjetën të vdekur në rrugë ose pësuan sulm në zemër, ndërsa përpiqeshin të pastronin borën nga oborri i tyre.

Kjo stuhi akulli konsiderohet si më e keqja në dekadat e fundit. Guvernatori i Nju Jorkut, Kathy Hokul komentoi se do të hyjë në histori si “Stuhia e 2022”, pas asaj të vitit 1977 që rezultoi në humbjen e afro 30 jetëve.

Ndërkohë, edhe pse vala më e fortë e motit të ashpër duket se ka kaluar, shërbimi i motit në SHBA po paralajmëron ende për kushte kërcënuese për jetën, duke u kërkuar amerikanëve të vishen mirë kur duhet të dalin jashtë dhe të mbajnë me vete çantën e ndihmës së shpejtë.

Advertisement