Bota
Rëndohet bilanci tragjik, shkon afër 2 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Myanmar

Numri i viktimave në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm ka shkuar në 1,644, ndërsa 3,408 të tjerë janë të lënduar. Sipas autoriteteve 139 persona të tjerë raportohet se janë zhdukur në të gjithë vendin. Tërmeti goditi rreth orës 12:50 me orën lokale të premten, në një thellësi të cekët prej 9,6 kilometra. Gjithashtu nga ky tërmet u prek edhe Tajlanda, ku humbën jetën 7 persona, 8 të tjerë u plagosën, ndërsa 47 raportohen të zhdukur.
Ndërtesat në pesë qytete dhe qyteza të Myanmarit u shembën, së bashku me një urë hekurudhore dhe një urë rrugore në autostradën Yangon-Mandalay, njoftuan mediat shtetërore. Gjithashtu shpërtheu një digë. Kulla e kontrollit në aeroportin Nay Pyi Taw, që i shërben kryeqytetit Naypyidaë, u shemb, duke e bërë të pamundur të përdoren pistat. Fatkeqësia natyrore – tërmeti më i madh në këtë rajon në gati 80 vjet – vjen pasi vendi është në një lufte civile.
Tërmeti goditi mesditën e së premtes me epiqendër jo shumë larg Mandalait, dhe u pasua nga disa pasgoditje, përfshirë një të fuqishme 6.4 ballësh. Në kryeqytetin Naipidav, ekipet punuan të shtunën për t’i ndrequr rrugët e dëmtuara, ndërsa në pjesën më të madhe të qytetit shërbimet e energjisë elektrike, telefonit dhe internetit mbesin të ndërprera.
Tërmeti rrëzoi shumë ndërtesa, përfshirë disa njësi që strehojnë nëpunës civilë të qeverisë, por ajo zonë e qytetit u bllokua nga autoritetet të shtunën. Tërmetet janë të rralla në Bangkok, por kryesisht të zakonshme në Myanmar

