Connect with us

Aktualitet

RENEA në Shkodër, nga banesa e Safet Bajrit morën 19 mijë euro, i sekuestruan telefonin e gruas

Me urdhër të SPAK, forcat speciale të RENEA-ve kanë ushtruar kontrolle sot në banesën e Safet Bajrit. Nga informacionet që janë bërë me dije deri më tani, raportohet se në banesë i janë sekuestruar 19 mijë euro. Paratë i janë gjetur në një arkë kursimi të të bijës.

Kontrolli në banesë është bërë me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas një kërkese që ka bërë SPAK. Po ashtu, gjatë këtij kontrolli në banesën e Safet Bajrit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 2 telefona, celulari i tij dhe i gruas.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga SPAK, prokurorja Elida Kaçkini që ka lëshuar 5 urdhër arreste, por deri më tani nuk është ekzekutuar asnjë prej tyre. Disa persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje, por më pas janë lënë të lirë. Mes tyre, ishte dhe Safet Bajri.

Advertisement