Aktualitet
Rënia e euros/ Hoxha: Çunat në Ekuador më thonë se dollari s’ka lëvizur
Luhatja e monedhave të huaja në Shqipëri, ka marrë vëmendjen e të gjithë analistëve ekonomikë. Por edhe gazetarit Artan Hoxha. Në postimin e tij në Facebook, Artan Hoxha shkruan se ka komunikuar me “çunat” në Ekuador, të cilët e kishin informuar ase atje nuk kishte asnjë lëvizje të këmbimit të dollarit amerikan.
“Mbani frymen njerez…. Euro me në fund, pas shume sakrificash, zbriti në rekordin historik prej 105.6 lekesh… Çunat ne Guayaquil, qytetin me kater porte, apo i njohur ndryshe si porti me i madh boteror nga ku nisen dergesat e kokaines, me thone se dollari amerikan (monedha kombetare e Ekuadorit) nuk ka levizur as centin… Keshtu si ka nisur kjo vere, per hajer na dalte!!!!,“-shkruan Artan Hoxha.
POSTIMI I PLOTË:
Leku po fiton pozita gjithnjë e më të forta në kursin e këmbimit kundrejt valutave kryesore. Sipas agjentëve të këmbimit, rënia e vlerës së euros shpjegohet me ofertën shumë të lartë të valutës në treg. Kjo ofertë përkon fillimin e sezonit turistik, por sigurisht jo me pikun e këtij sezoni, ndaj ndoshta vetëm turizmi nuk e shpjegon dot ofertën shumë të lartë valutore në treg.