Connect with us

Politike

‘Replikat Rama-Basha me element politikë, Berisha po tenton të futet në mes’

Replikat e fundit mes Bashës dhe Ramës kanë tërhequr vëmendjen si dhe aludime të shumta janë ngritur nëse kemi të bëjmë me një inskenim nga dy kampet politike.

Për Ervin Karamucon, fushatat e rrjeteve sociale janë tipike të Trump. Sipas tij, Berisha me videon e fundit po tenton të futet në këtë lloj fushate.

“Mua më pëlqen si mënyrë debate edhe shkëmbimet e debatit. Ishte personale dhe kohët e fundit ka nisur politike për të joshur zgjedhjësit. Berisha ka hyrë në një video simpatike dhe është futur në treshe. Totalisht amerikane. Fushata e rrjeteve sociale janë tipike e fushatës së Trump. Me podium dhe fjalime jemi lodhur.”

Analisti Arben Meçe u shpreh se është një tipologji e re fushate dhe se Rama me batuta dominon. Sipas tij, fjalimi i Berishës në Napoli ishte i tmerrshëm.

“Është tipologji e re e fushatës dhe e panjohur për ne. Rëndësi ka që këta e provuan dhe Rama ka një mekanizëm testimesh dhe kjo është pistë e pranueshme. Rama me batuta dominon. Berisha donte të futej në lojë. Në Napoli fjalimi i tij ishte i tmerrshëm, ajo gjuhë qytetari nuk ta pranon më. “

 

Advertisement