Kosova
‘Republika e KFOR-it’/ Analisti gjerman: Imagjinatë e fryrë e Edi Ramës
Në intervistë në Deutsche Wellen, Konrad Clewing ekspert për çështjet e Ballkanit shpjegon se përse është shqetësuese situata aktuale në kufirin Kosovë-Serbi dhe çfarë mund të bëhet për shtensionimin e saj. Sipas tij, Vuçiç tani po e ripërdor Kosovën për të zbutur ose për të anashkaluar protestat e brendshme kundër tij. Clewing u shpreh se perëndimi duhet të dërgojë sinjale të qarta politike në rajon. Ndryshe nga sa thonë amerikanët javët e fundit, Kosova nuk duhet të dobësohet në perspektivën e saj euroatlantike, por të forcohet…
I pyetur per deklaraten e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha në fillim të javës se Aleanca mund të ndërmarrë hapa të tjerë, nëse është e nevojshme dhe se si ai e sheh rrezikun e krijimit te nje “Republika e KFOR-it”, term ky I perdorur nga kryeministrit shqiptar Edi Rama, Konrad Clewing tha se kjo është një përzgjedhje fjalësh që vjen nga imagjinata e fryrë e Ramës.
Ne lidhje me presionin qe SHBA dhe BE po I bejne Kosoves, eksperti për çështjet e Ballkanit shpjegoi se kjo është pjesë e traditës diplomatike mes fuqive të mëdha dhe shteteve më të vogla dhe ka logjikën dhe peshën e vet.
Sipas Konrad Clewing, per shtensionimin e situates ne Veri te Kosoves, Perëndimi duhet të dërgojë sinjale të qarta politike në rajon. Ndryshe nga sa thonë amerikanët javët e fundit, Kosova nuk duhet të dobësohet në perspektivën e saj euroatlantike, por të forcohet. Përveç Serbisë, nuk ka dyshim se edhe Kosova duhet të tregohet më pragmatike, sidomos duke prezantuar një koncept realist për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.