Aktualitet
Reshje shiu dhe vranësira, ja si do të jetë moti këtë të diel
Moti do të jetë i paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jënë prezente, herë pas here. Temperaturat do jenë të larta gjatë mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm në mesditë, duke u luhatur nga 10°C deri në 27°C.
Në mbrëmje pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira të dendur në të gjithë territorin.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht, Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.