Connect with us

Aktualitet

Reshjet e dendura të dëborës, bashkia e Fushë-Arrëzit shpall gjendje të jashtëzakonshme

Bashkia Fushë-Arrëz ditën e sotme ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe situatës me të cilën po përballet. Lajmin e ka ndarë kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri i cili më tej shtoi se Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.

“Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores! Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën”, shkruan Curri në Facebook.

Advertisement