Kosova
Retorika e sanksioneve dhe Albin Kurti i shpërblyer, loja me dy porta e Perëndimit
Në Bruksel po përgatitet një raport për përmbushjen e kërkesave të parashtruara para Kosovës për të de-përshkallëzuar situatën në veri, nga e cila do të varet nëse Bashkimi Evropian do t’i heqë sanksionet ndaj Prishtinës të vendosura qershorin e kaluar. Lidhur me këtë, diplomati serb Sreçko Gjukiç tha se masat ndëshkuese të BE-së as nuk e kanë prekur qeverinë në Prishtinë dhe se ato janë më shumë retorike sesa sanksione reale politike dhe ekonomike.
“Ata bëjnë thirrje që Kurti të pranojë një dialog konstruktiv, megjithatë ai është kokëfortë dhe asnjë sanksion apo kërcënim me sanksione nuk i ndihmon ata ne Perendim. Duket se e vetmja gjë që ndihmon ne kete situate, është kur amerikanët ta largojnë nga pushteti apo dhe ta detyrojnë te shkojë në zgjedhje të reja” – deklaroi Gjukiç duke shtuar se tani Kurtit po i shkojnë njoftime se mund të hiqen sanksionet dhe kjo do të thotë se ai nuk duhet të ndryshojë qëndrim.
“Është më shumë një histori që është nisur për t’u folur dhe nuk ka asgjë të vërtetë pas saj. Së pari, këtu është problemi: çfarë duhet hequr prej tij dhe së dyti, nëse i heqin masat, atëherë ky është një shpërblim për të, sepse asgjë nuk është bërë, për shembull për asociacionin, dinarin, çështjet e sigurisë…” – theksoi diplomati serb.
I pyetur nëse njoftimi për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës është një përpjekje për të rënë dakord Kurti për një lloj bashkëpunimi, pasi javën e ardhshme Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës pritet të votojë kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në atë organizatë, ai u shpreh se
ka mundësi që dikush ka menduar se në këtë mënyrë do ta shtyjë Albin Kurtin të bëjë diçka që nuk e ka bërë më parë, por ky është një presion shumë i dobët apo dhe shantazh I tillë për diçka të madhe që duhet të bëjë, dhe për të krijimi i asociacionit është një gjë jashtëzakonisht e madhe.
“Është si një lojë macja me miun dhe nuk besoj se do të jetë vendimtare as për Këshillin e Evropës as per asociacionin dhe për të gjitha lëvizjet e tjera që presin ata diku, derisa Kurti të paralajmërohet realisht në mënyrë më të drejtpërdrejtë nga fuqitë e mëdha: Nuk ka Keshill Europe pa asociacion dhe paskesaj te shkohet në zgjedhje ne Kosovë” – potencoi Gjukiç.