Connect with us

Rajon

Revolta në Novi Sad/ Vuçiç shpërthen me gjuhë urrejtje: Ju plehra, fundërrinat europiane kanë ardhur për të rrënuar Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se protestuesit në Novi Sad po ndihmoheshin nga “llumrat europianë që erdhën për të shkatërruar vendin tonë” dhe se ata do të ndiqeshin penalisht në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë.

Shkoni dhe shkatërroni vendet tuaja. Mos e shkatërroni Serbinë. Ju plehra. Dhe ju nuk jeni as plehra, jeni më keq se kaq. Kaq kam për t’ju thënë. A kemi frikë? Aspak. Unë e respektoj Ursula von der Leyen. Unë e respektoj Antoni Kostën. Dhe këta plehra nga Partia e Gjelbër Europiane, plehra më e keqe në Europë që erdhi në Novi Sad, sonte për të mbështetur këtë dhunë, duhet t’u them vetëm se do të ndiqen penalisht në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë. Dhe asgjë më shumë se kaq. Asgjë më pak, por asgjë më shumë”, tha Vuçiç.

Duke komentuar mbi tubimet e qytetarëve, ai tha se më pak se 10,000 persona morën pjesë në protesta kundër qeverisë në të gjithë Serbinë dhe se në Novi Sad kishte më shumë se 7,000, shkruan N1.

Ai shtoi se policia serbe po bënte punën e saj dhe se e bëri atë në mënyrë strikte profesionale, dhe se 11 oficerë policie u plagosën.

Advertisement