Kosova
Revolucioni Balvan, synim i terroristëve serbë në Kosovë

Analisti politik serb Zlatoje Martinov, thotë se ngjarjet e së dielës në veri të Kosovës janë shembull tipik i terrorizmit.
Ai e konsideron “terrorizëm të pastër” dhe përpjekje për kryengritje të serbëve në very.
Sipas tij, të dielën është bërë përpjekja sikurse e “revolucionit Balvan” në Kroaci, por që dështoi në Kosovë.
“Ngjarjet e së dielës janë shembull tipik i terrorizmit nga një grup i armatosur serb. Fillimisht bllokimi i rrugës, më pas hapja e zjarrit ndaj policisë ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën, më pas arratisja në manastirin e Banjskës, ku policia më vonë gjeti një arsenal me armë të ndryshme dhe mjete shpërthyese. Terrorizëm i pastër dhe tentativë e dukshme për “kryengritje” të serbëve në veri. Ne pamë metoda të ngjashme si ato të viteve1990, kur serbët rebelë bllokuan rrugët në Dalmaci (i ashtuquajturi “revolucioni Balvan”) dhe sulmuan stacionet e policisë kroate, por qe në Kosovë nuk ia dolën dot”, deklaroi Martinov.

