Connect with us

Sport

Revolucioni i PSG, largohet “truri” i klubit

PSG po përgatitet për një ristrukturim të ri në kupolën drejtuese. Epoka e re ka nisur tashmë dhe shumë shpejt pritet hyrja e investitorëve të rinj (të cilët do të blejnë pak më shumë se 10%), në pritje të inaugurimit të qytetit të ri sportiv, në Yvelines, nga viti 2023.

Vizionar – Sipas mediave franceze revolucioni ka nisur pas Botërorit dhe sot u kuptua se menaxheri i përgjithshëm Jean-Claude Blanc është larguar pas plot 10 vitesh punë. Lideri 59-vjeçar ndaloi ushtrimin e detyrave të tij këtë të hënë te PSG për t’u lidhur me projektin “INEOS”. Kompania prestigjioze petrokimike angleze është gjithashtu pronare e Nice, e cila ka dhënë një sinjal të fortë në Ligue 1 me afrimin e një eksperti siç është Jean-Claude Blanc.  Në fakt, te PSG, shumica e vendimeve kishin nevojë për miratimin e francezit, i cili ishte i zoti në menaxhimin e shumë situatave të vështira. Mediat franceze thonë se ishte piëkrisht 59-vjeçari pas projektit ambicioz të PSG për të ndërtuar qytetin e ri sportiv të klubit.

Pasojat –  Largimi i Blanc nga PSG detyron Al Khelaïfi-n, i cili ishte në Doha gjatë Kupës së Botës duke negociuar me disa zëvendësues të mundshëm, të veprojë shpejt. Sipas L’Équipe, Grégory Durand, drejtori i çështjeve ligjore të klubit, është një nga favoritët për ta zëvendësuar Jean-Claude Blanc. Për të mbushur boshllëkun e lënë bosh nga Jean-Claude Blanc presidenti i PSG nënshkroi me Pascal Ferré, ish-drejtorin mitik të revistës France Football, i njohur për intervistat e tij para ceremonisë së Topit të Artë, dhe Michelle Gilbert, nga META (Facebook). Një epokë e re që ekziston tashmë në Paris.
Advertisement