Kosova
Revolucioni i shpikur dhe duartrokitja për tiraninë e Vuçiçit

Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane, tha per median serbe Danas se shkuarja e presidentit serb në Moskë në Ditën e Fitores, krah për krah me liderët e vendeve që janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Kremlinit, nuk është mesazh partneriteti, por nënshtrimi. Ai u shpreh se e gjithë kjo po ndodh në një kohë kur Evropa po forcon unitetin përballë agresionit rus në Ukrainë, kur pritet një rreshtim i qartë në raport me vlerat e demokracisë dhe lirisë, kurse presidenti i Serbisë zgjedh heshtjen ndaj krimit dhe duartrokitjet për tiraninë.
“Nëse ky është çmimi që Aleksander Vucic po paguan paguan për mbijetesën politike, atëherë Serbia është ajo që paguan dëmin afatgjatë” – deklaroi Beshiri.
“Fakti që vizita e parlajmeruar po përdoret në opinionin vendas për të vërtetuar “besnikërinë” e regjimit ndaj Rusisë vetëm tregon se sa e thellë është kriza e politikës së jashtme dhe se sa qeveria e Vuçiqit është e gatshme të nënshkruajë njëkohësisht fondet evropiane dhe të shuajë dritën e demokracisë” – vlerësoi ai, duke shtuar se mirënjohja e një regjimi autokratik ndaj tjetrit nuk duhet të na habisë.
Megjithatë, ajo që duhet të na shqetësojë, tha Beshiri, është heshtja e institucioneve, komunitetit akademik dhe elitës politike për faktin se presidenti i Serbise pa asnjë mandat po e çon vendin në një rrugë që bie ndesh drejtpërdrejt me të ardhmen evropiane të Serbisë.
Kurse politikani serb Dushko Lopandiq tha per median serbe Danas se Moska po e ndihmon presidentin Vuçic në luftën kundër “revolucionit me ngjyrë” të shpikur, dhe se ai po sakrifikon disa interesa shtetërore për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë.

