Bota
Rezistenca…/ Pandemia e re globale
Kërkimi për antibiotikë të rinj është një nevojë gjithnjë e më urgjente përballë rezistencës antibakteriale.
Ndërsa Komisioni Evropian është i angazhuar në një proces rishikimi të legjislacionit farmaceutik, kompanitë e këtij sektori po përpiqen të mbrojnë interesat e tyre, jo pa polemika.
Sipas tyre, kërkimi kërkon investime që jo gjithmonë shpërblehen, duke qenë se jo të gjithë antibiotikët kanë një vlerë tregtare që e bën tërheqës prodhimin në shkallë të gjerë.
Kjo është arsyeja pse ata propozojnë një sistem të zgjuar por të diskutueshëm: Në këmbim të aktivitetit kërkimor, një kompanie duhet t’i jepet zgjatje e ekskluzivitetit të një patente për një ilaç tjetër të prodhuar, më fitimprurës.
Drejtoresha menaxhuese e Federatës Evropiane të Shoqatave Farmaceutike u shpreh –
“Rezistenca ndaj antibiotikëve është pandemia më e madhe globale, e cila kushton më shumë se 1 trilion dollarë në vit. Ajo po vret 400,000 njerëz në vit në Bashkimin Evropian. Sistemi i propozuar do të na ndihmonte të sigurojmë që të nxjerrim në treg dy deri në katër antibiotikë të rinj çdo vit”.
Por shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit janë kundër, me arsyetimi se zgjerimi i patentave do të rezultonte me kosto për sistemet kombëtare shëndetësore dhe për qytetarët.