Connect with us

Aktualitet

Rezoluta e PS/ Ambasada amerikane në Tiranë: Propozim premtues për luftën ndaj korrupsionit

Ambasada e SHBA me anë të një lajmërimi ka reaguar për rezolutën e PS-së, për të luftuar korrupsionin.

Ambasada deklaron se mbështet çdo nismë që synon të dërgojë përpara përpjekjet për një qeverisje të mirë, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

Reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

Zyra e shtypit: Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike. Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues.

Advertisement