Connect with us

Bota

Richard Grenell ndër emrat e lakuar për të zëvendësuar Mike Waltz

Michel Waltz u shkarkua këtë të enjte nga pozicioni i tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar në Truth Social, duke njoftuar se do ta nominojë Waltz-in për të qenë “ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara”.

Marco Rubio u emërua nga Trump si zëvendësues i përkohshëm për Waltz, ndërsa në mediat amerikane po qarkullojnë edhe dy emra të tjerë të cilët janë kandidat të mundshëm për zëvendësimin e tij, ndër të cilët edhe i dërguari amerikan për misione të posaçme Richard Grenell.

Ric Grenell ka një karrierë më të gjatë diplomatike. Në mandatin e parë të Trump, ai shërbeu si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe më vonë si drejtor në detyrë i inteligjencës kombëtare, një rol i profilit të lartë në sigurinë kombëtare. Këtë herë, Trump e ka dërguar atë për të negociuar me Venezuelën mbi kthimin e migrantëve që erdhën në Amerikë dhe kthimin e qytetarëve amerikanë të mbajtur në vend.

Një tjetër emër që po përflitet për zëvendësimin e Waltz është Steve Witkoff, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme dhe aleat i Trump, i cili aktualisht është i Dërguari Special i SHBA-së në Lindjen e Mesme, si një zëvendësim të mundshëm. Edhe pse më parë nuk kishte përvojë diplomatike, Trump e emëroi atë për të negociuar një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit dhe e dërgoi në Rusi për të shërbyer si i dërguari i tij personal te Vladimir Putin.

Advertisement