Connect with us

Sport

Richarlison ëndërron Real Madrid: Çdo lojtar do të donte të vishte fanellën e “Los Blancos”

Richarlison ëndërron që një ditë të veshë fanellën e Real Madrid, ku mund të gjejë Carlo Ancelottin, trajnerin e tij në kohën e Everton dhe disa shokë nga kombëtarja e Brazilit.

“Çdo lojtar do të donte të vishte fanellën e Real Madrid, klubi më i madh në botë. Por unë kam një kontratë me një klub tjetër dhe duhet të tregoj se ata kishin të drejtë që më blenë.

Ishte një sezon i keq, edhe për shkak të dëmtimeve, por Reali është ëndrra e çdo lojtari”, tha ai në një konferencë për shtyp me kombëtaren e Brazilit.

“Marrëdhënia me Ancelottin? Unë flas shumë me të, ne jemi miq. Ancelotti ka fituar gjithçka në Europë. Nëse ai drejton Breazilin, jam i sigurt se do të na ndihmojë shumë, ne do të luftojmë për të gjithë titujt. Ai më ndihmoi shumë kur isha te Everton, falë tij u bëra kampion. Ai më çonte në shtëpi pas çdo ndeshjeje. Më dukej vetja si djali i tij”, ka përfunduar sulmuesi i Tottenham.

Advertisement