Bota
Ridizenjohet ‘Muri i John Lennon’, simbol i lirisë
Pragë/ Ridizenjohet ‘Muri i John Lennon’, simbol i lirisë
“Muri Lennon” u krijua spontanisht në lagjen Mala Strana të Pragës në vitet 1980, në kohën e Çekosllovakisë së pushtuar.
Fillimisht një figurë e John Lennon u krijua në një mur të vjetër, më pas njerëzit filluan të vizatonin rreth tij, të shkruanin mesazhe dhe esse dhe të shprehnin dëshirën e tyre për paqe dhe dashuri.
Me kalimin e viteve, muri është kthyer në një simbol të lirisë dhe një destinacion i shpeshtë për turistët.
Tani, Muri Lennon është ridizenjuar nga artistë nga 27 vende të Bashkimit Evropian, Norvegjia dhe Ukraina.
Tema e projektit, e konceptuar para luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike, ishte Liria dhe Energjia.
Muri Lennon ndryshon çdo ditë, por motoja e tij mbetet: “Bëni dashuri, mos bëni luftë”.
I gjithë muri do të fotografohet, do të transferohet në një suport 5 m x 35 m dhe do të ekspozohet në qytete të ndryshme evropiane si Bruksel, Paris apo Strasburg.