Connect with us

Kronike

Rikthehen përmbytjet

Banoret ne shume zona te vendit jane perballur serisht me permbytjet.

Lezha, Shkodra dhe Fushë-Kruja mbeten zonat më të prekura. Si pasojë, raportohet për sipërfaqe tokash të përmbytura, ndërsa ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa njësi administrative.

Situatë jo e mire eshte krijuar edhe nga kanalet e pa pastruara të cilat në vend ne që ta përcjellin ujin në lumë e kthejnë atë duke bërë që niveli i ujit mos të ulet.

Nderkaq Raportohet se qindra hektar tokë vijojnë te jenë nën ujë. Niveli i ujit nëpër ara është rreth 30 centimetra.

Furnizimi me energji ka qenë i plotë përveç Njësisë Administrative Polis, në bashkinë e Librazhdit, po ashtu dhe një njësinë administrative Stravaj të bashkisë Përrenjas.  Nuk rezultojnë përmbytje të banesave apo tokave bujqësore.

Bazuar në të dhëna e fundit nga Agjencinë e Mbrojtjes Civile, Ministria e Mbrojtjes ka përmirësim të situatës si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 48 orëve të fundit. Njoftohet se ka tërheqje të ujit në disa sipërfaqe në bashkinë Lezhë,

Normale paraqitet sot situata edhe në Durrës, Krujë, Vlorë, Fier, ndërsa nuk janë raportuar probleme nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e kushteve të motit.

Sipas të dhënave të Intitutit të Gjeoshkencës si dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i vranët me intervale të pakta e kthjellime, reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Advertisement