Pinknews
Rikthet miqësia e vjetër? Habit Mario: Luizi më ka kontaktuar i pari…
I ftuar në një emision televiziv së fundmi ka qenë Mario Deda, i cili është vëllai i aktorit të humorit Julian Deda, i cili aktualisht është pjesë e “Big Brother VIP 3”.
Në daljen e tij të fundit televizive, Mario Deda mbështeti vëllanë në rrugëtimin e tij, por nuk la pa përmendur edhe marrëdhënien e tij me Luizin
Ai ka sqaruar për herë të parë raportin e shumëpërfolur mes tyre, ku ai hyri edicionin e kaluar edhe për ta mbështetur si mik. Por mesa duket raportet e tyre janë prishur pas daljes së Luizit si fitues i BBV2.
I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse e kanë sqaruar këtë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, Mario u shpreh se mes tyre nuk ka pasur kontakte aq të shpeshta sa për të sqaruar diçka.
Ai shtoi se e mirëkupton pjesën që Luizi pas daljes ka marrë një sërë informacionesh dhe mendon se i duhet koha e tij për t’i gjykuar siç duhet.
Megjithatë, Mario tregon se mes ka pasur kontakte dhe ai tregon se ka qenë Luizi i cili e ka kontaktuar i pari:
“Mund të them që ndonjëherë kemi patur kontakt për aq sa na lidh ana njerëzore, për ngushëllimin e babit. Luizi është treguar i rregullt, sepse s’mund t`ia hedh poshtë gjithë këtë gjë”, u shpreh ndër të tjera Mario Deda, që tjera Mario Deda, që është dhe Mario, djali i mjeshtrit të madh të humorit Zef Deda, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.