Politike
Rinis seanca në GJKKO për Malltezin dhe Bektashin
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, për t’u njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë.
Seanca ishte përcaktuar të niste në orën 13:30, por u shty për në orën 18:00, pasi pala mbrojtëse kërkoi kohë për shqyrtimin e dosjes hetimore.
Dhëndri i ish kryeministrit shoqërohet nga makina e policisë dhe një makinë e burgut. Ndërsa Fatmir Bektashi, për të cilin është vendosur masa detyrim paraqitje është shfaqur në këmbë dhe i buzëqeshur, i shoqëruar nga dy efektivë policie.
Malltezi u vu në pranga dy ditë më parë në Aeroportin e Rinasit, teksa ishte duke pritur bashkëshorten që ti vinte nga një vend i BE.
SPAK e akuzon për veprën penale “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën, për privatizimin e ish kompleksit Partizani.
Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim”. Per ish kryeministrin eshte caktuar masa e detyrimit te paraqitjes.
Kujtojmë që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj prokurorëve të SPAK që po hetojnë dosjen “Partizani” se kanë marrë urdhra nga Edi Rama për të kryer arrestime politike ndaj familjes Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.