Connect with us

Aktualitet

Rishfaqet “Babalja” nga azili: Ma burgosët Saljanjin? Tani do tua tregoj unë

Albert Veliu ose i njohur ndryshe dhe si “Babalja”, siç është dhe emri i dosjes që çoi prapa hekurave politikanin demokrat Ervin Salianji, është rishfaqur pas gati shtatë vitesh dhe thotë se të gjitha provat origjinale, duke përfshirë dhe një USB, i ka ai.

“Babalja” shprehet në këtë video se ish-deputeti Ervin Salianji po e bën kot burgun pasi nuk ka asnjë faj.

Sipas Albert Veliut, gjithçka ka qenë e drejtë për denoncimin që lidhet me vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, shtetasin Geron Xhafaj.

“Fredi Alizoti është përdorur nga PS për të prishur provat.

I kanë dhënë lek, si barbon, si drogaxhi që është, me një shishe birrë i mëson të gjitha.

Ça duhet të themi më. Ervin Salianjin e kanë marrë në qafë, i kanë marrë jetën”, vijon Albert Veliu.

Siç mund ta dëgjoni dhe në këtë video, Albert Veliu thotë se çështja është manipuluar kur është përfshirë shoku i tij Fredi Alizoti, i cili çfarë bisedash dëgjonte më të i ka treguar lart e poshtë, si dhe më vonë në këmbim të parave pranoi se audiopërgjimi ishte i inskenuar.

“USB origjinale e kam unë, të gjitha i kam unë, i kam me fakte e me zë.

Atë nuk e jap gjallë në botë. Ajo është për garancinë e jetës time.

Gjithçka që do ndodhë, ajo do plas dhe ta marrin vesh se çfarë plehrash janë këta komunistët”, shprehet Albert Veliu.

Ky shtetas raportohet se ka pasur marrëdhënie miqësore me Geron/Agron Xhafaj dhe në audiopërgjim ata bëjnë pazare droge.

“Babalja” apo Albert Veliu është shfaqur në dosjen e Prokurorisë për Krimet e Rënda si “Dëshmitari X”. Por me arrestimin e Fredi Alizotit, ai u zbulua, kurse Alizoti tha para prokurorëve se gjithçka ishte e inskenuar.

Dëshmitari X, atëkohë 51-vjeç në rrëfimin e tij kishte thënë se ka qenë në Itali, ku kishte punuar tërë jetën në det, ’93-’99, ndërsa në vitin 2000 thotë se ishte në Itali me grupin e Agron Xhafaj, deri në 2002 ku ka shitur kokainë.

tema

Advertisement