Connect with us

Kosova

Rishpiket Lista serbe/ Inxhinjerim për të provuar të rilegjitimojnë veten

I detyruan të gjithë serbët në veri të Kosovës të largoheshin nga institucionet kosovare që nga nëntori i vitit të kaluar si dhe të bojkotojnë zgjedhjet lokale në katër komunat të banuara me shumicë serbe në Kosovë, por tani pas sulmit paramilitar dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit, Lista Serbe gjendet para një epifanie krejt tjetër, teksa Nënkryetari i tyre, Milan Radojiçic, udhëhoqi dhe organizoi agresion kundër shtetit të Kosovës. Tani Lista Serbe kërkon “sa më parë” që Kosova të shpallë zgjedhje të reja në veri – zgjedhje këto për të cilat shpreheshin që as nuk do t’i konsideronin pa largimin tërësisht të njësive speciale policore si dhe bazave policore në veri; themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe; si dhe lirimin e serbëve të arrestuar në veri të përfshirë në aktivetet kriminale, si kontrabandë, sulm ndaj policisë, sulm ndaj autoriteteve dhe institucioneve të vendit dhe deri te e fundit sulmi terrorist. Por, gjërat më s’janë siç kanë qenë – dhe Lista Serbe këtë e di fort mirë. Sepse gjasat janë reale që pas sulmit në Banjskë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos e çertifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e reja. E saktësisht për këtë, Lista Serbe duket që është duke iu nënshtruar një procesi. Kanë thirrur zgjedhje të brendshme të partisë më 24 tetor. Për aktivisten e mirënjohur serbe, Kryetaren e Komisionit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, “Lista Serbe nuk mund të jetë legjitime në zgjedhjet e reja në Kosovë dhe tani, përmes inxhinjerimesh, pra me zgjedhje të brendshme të disa liderëve, po tentojnë te provojnë ta rikthejnë veten si parti legjitime për të marrë pjesë në zgjedhje”. Sipas saj, ata duan të rishpikin veten. E pyetur se a bëhet që përmes këtyre “inxhinjerimeve” ose “manovrave” të mund të “spastrojë veten” Biserko është e prerë: “Natyrisht që jo”. “Sigurisht që nuk është e mundur. Kështu u thotë Beogradi dhe ata s’bëjnë gjë pa u thënë Boegradi. Ju e dini, dalja nga institucionet, mospjesëmarrja në zgjedhje, kryerja e aktit terrorist etj, jua bejne atyre te pamundur” – theksoi Biserko Në lidhje me atë që Lista Serbe tërhoqi tërë serbët nga institucionet në veri ndërsa tani kërkon rikthimin e tyre; dhe se në fakt a kanë më ata kredibilitet që t’u kërkojnë kthimin, Biserko thotë se në dimension moral gjithsesi që Lista Serbe nuk ma kredo.

Advertisement