Berisha u shpreh se Ristani është një njeri pa asnjë autoritet nga Këshilli Bashkiak dhe veprimet e saj vijnë pasi ajo ka marrë në dorë bashkinë për llogari të kryeministrit Edi Rama.

“Një njeri pa asnjë autoritet, pa asnjë lloj autoriteti nga këshilli bashkiak, e emëruar në kundërshtim me ligjet nga Edi Rama merr në dorë bashkinë për llogari të Ramës”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se më herët, kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar sot nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.

Tre ditë më parë, 18 mars 2025, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj emëroi nga qelia Sara Goxhajn si kryetare të komanduar. Por dje Veliaj tërhoqi vendimin duke lënë në fuqi urdhrin e mëparshëm që i delegonte kompetencat Anuela Ristanit.

Ndërkohë, Alban Dokushi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme të martën ku u pyet lidhur me çështjen hetimore të Erion Veliajt.