Politike
Rithemelimi përsërit kaosin në Kuvend
Grupi i Rithemelimit po përsërit sërish skenarin e kaosit në Kuvend. Deputeti i Rithemelimit Saimir Korreshi ndezin tymuese në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit Linidita Nikolla e përjashtoi nga seanca. Sali Berisha me deputetët e tij sërish kanë mbledhur grumbull karriget në Foltore me qëllim për të sabotuar punën e Kuvendit. Punonjësit e Gardës janë në gatishmëri dhe janë rreshtuar para ulëseve të ministrave. Ministri i Brendshëm Taulant Balla i bëri thirrje deputetëve të grupit të Rithemelimit të ‘mos bëhen mish për top’ për Berishën. Ndërkohë maxhoranca ka vijuar votimin e pr/ligjeve në rend dite duke rrëzuar me 75 vota kundër nismat e Opozitës.
Lajm në përditësim….
Vetëm 20 minuta ka zgjatur seanca parlamentare e ditës së sotme. Për shkak të kaosit të krijuar në Kuvend, ku Rithemelimi ndezi tymuese dhe kishte mbledhur karriget para foltores, Nikolla mbylli seancën. Ndërkohë, ka kaluar për votim edhe rendin e ditës. Me votat e mazhorancës janë rrëzuar 6 projektligje të depozituara nga opozita. Në seancë u miratua vetëm projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e pare dhe zhvillimi i gjelbër- hua për politikat e zhvillimit””.
Projektligjet e propozuara nga opozita që u rrëzuan me votat e PS
1-Projektligj “Për një shtese ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2002, “Për taksat kombëtare”, te ndryshuar”.
2-Projektligj “Për disa shtesa ne ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i
ndryshuar”.
3-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik””.
4-Projektligj “Për një ndryshim ne ligjin nr. 7895, date 27.01 .1995, Kodi Penal Republikës se Shqipërisë, te ndryshuar” .
5-Projektligj “Për një ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë”, i ndryshuar””.
6-Projektligj “Për disa shtesa ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë”, i ndryshuar”.
FOTO/ Zhupa i vjen në ndihmë Berishës, i mban telefonin për lidhje live në Facebook