Connect with us

Politike

“Rithemelimi po bën autogol, deputetët rrezikojnë të djegin mandatin”

Analisti Plator Nesturi tha se deputetët e opozitës të cilët prej kohësh janë në aksion politik dhe nuk po lejojnë zhvillimin normal të seancave plenare, mund të rrezikojnë mandatet.

Ai tha se “Rithemelimi” mund të jetë duke bërë një autogol me këtë aksion pasi nëse deputetët nuk rezultojnë të pranishëm për 6 muaj në seanca plenare atyre u digjet mandati.

“Nuk i intereson asnjë qytetari se kush do jetë kreu i reformës zgjedhore, nuk i intereson. I intereson mënyrë se si funksionon shteti. Ai funksionon nëpërmjet ligjeve dhe nëpërmjet asaj që prodhon parlamenti. Ne kemi një shkëputje të madhe nga qytetarët, ky është alarm i madh.

U bën shumë muaj, unë nuk e di si mund të kuptohet kjo gjë, por ne merremi me teknikalitete të ndryshme dhe me një votim që ishte të paktën me kartë rezultonin 68 deputetë. Në sallë ishin shumë më tepër.

Pavarësisht se si i kanë bërë ligjet, këtë le ta zgjidhin ata, problemi është se njerëzit shikojnë se aty nuk janë 68 deputetë janë më shumë. Aspekti tjetër është si mund ta marrim si procedurë, që në gjithë këto muaj deputetët që kanë bërë këtë aksionin politik, zëre se nuk kanë qenë aty?

Janë apo jo në parlament, nëse nuk rezultojnë të jenë, të gjithë këta rrezikojnë mandatin, se nëse për 6 muaj nuk janë të pranishëm u digjet mandate. Ky është një lloj autogoli dhe ata nuk po e kuptojnë”,-tha Nesturi

Advertisement